Nuk mjaftojnë 23 golat e Vedat Muriqit, Mallorca bie në La Liga 2
Ekipi i Mallorcas fatkeqësisht ka rënë në La Liga 2 pavarësisht fitores 3-0 ndaj Real Oviedos.
Ylli nga Kosova Vedat Muriqi kaloi sezonin e karrierës duke rivalizuar Kylian Mbappen në garën “Pichichi”, por që francezi e fitoi në fund duke pasur 25 gola, dy mbi kosovarin.
Mallorca triumfoi lehtë ndaj Ovideos me rezultat 3-0, sfidë ku nuk kishte si të mungonte goli i Muriqit – megjithatë e pamjaftueshme për t’i mbajtur në elitën e futbollit spanjoll.
Mallorca e mbyll sezonin në kampionatin spanjoll me 42 pikë, aq sa kishin edhe Levante e Osasuna, por shkaku që këto të fundit i kishin fituar ndeshjet ndaj tyre, arritën ta sigurojnë qëndrimin.
Më shumë gjasë, ky do të jetë sezoni i fundit për Muriqin te Mallorca, duke marrë parasysh se ka disa klube të interesuara, mes tyre edhe Barcelona, si dhe është në fundin e karrierës andaj më shumë gjasë dëshiron të kalojë vitet e fundit në nivelin më të lartë.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse Muriqi do të vazhdojë edhe me Kombëtaren e Kosovës, pasi së fundmi kishte lënë të hapur mundësinë e pensionimit./Telegrafi/


