Nuk lejonte që t’i kontrollohej shtëpia, i dyshuari në Prishtinë e sulmoi edhe fizikisht policin
31/07/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës.
Rasti ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës, të enjten.
“Hajvali, Prishtinë 30.07.2026 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre dhe njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar edhe fizikisht zyrtarin policor”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me e vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


