Please enter at least 3 characters.

Nuk ka ujë as në Tiranë për Fjollën, këngëtarja lan duart sërish me shampanjë (Foto)

2018/02/fjok-e1518258708430.jpg

Këngëtarja Fjolla Morina ka qëndruar këto ditë në Tiranë.

Ajo ka promovuar koleksionin e saj më të ri për Shën Valentin, së bashku me mikun e saj, stilistin Mr. Rex.

Pas kësaj, ata kanë vendosur të festojnë në një nga clubet e Tiranës, në një atmosferë të zjarrtë mes miqsh.

Javë më parë, Morina ishte bërë temë e mediave për shkak se në një diskotekë në Kosovë, kishte larë duart me shampanjë.

E të njëjtin veprim, ajo e ka përsëritur edhe në Tiranë.

Në fotografitë që ajo ka hedhur në InstaStory ka shkruar se "në Tiranë nuk ka ujë për të", përderisa ka vendosur që sërish të lagë duart e saj me shampanjë në diskotekë. /Telegrafi/