Please enter at least 3 characters.

"Nuk ka siguri" - Gjermania pezullon operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

2023/02/2023-02-08-deutsche-helfer-in-der-tuerkei-1.jpg

Gjermania pezulloi operacionet e shpëtimit në zonën e tërmetit në Turqi, duke përmendur si shkak sigurinë.

Pas Austrisë, Gjermania është vendi tjetër që ka pezulluar punën e kërkimit dhe shpëtimit në shtetin turk, i cili u godit të hënën nga dy tërmete të fuqishme.

Autoritetet gjermane kanë ardhur deri në këtë vendim për shkak të shqetësimeve për sigurinë, raporton cnn.

“Gjatë orëve të fundit, situata e sigurisë në rajonin Hatay me sa duket ka ndryshuar. Ka raportime për përplasje mes grupeve të ndryshme. Prandaj, ekipet gjermane të kërkim-shpëtimit, ISAR dhe THW do të qëndrojnë në kampin e përbashkët të ekipeve ndërkombëtare. ISAR dhe THW do të rifillojnë punën e tyre sapo të krijohen kushtet dhe të na informojë AFAD (Agjencia turke për fatkeqësi dhe ndihmë)”, thuhet në deklaratë.

Ushtria austriake përmendi gjithashtu rreziqe sigurie në pezullimin e operacioneve të saj.

Ndryshe, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit ka shkuar në mbi 24 mijë persona. /Telegrafi/