Please enter at least 3 characters.

Nuk ka fitues në Emirates, Arsenali dhe Leicesteri marrin nga një pikë

2020/07/arsenal.jpg
502:"LONDON, ENGLAND - JULY 07: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal scores his team's first goal past Kasper Schmeichel of Leicester City during the Premier League match between Arsenal FC and Leicester City at Emirates Stadium on July 07, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali dhe Leicester City i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

The Gunners e filluan mjaftë mirë takimin duke kaluar në epërsi pas vetëm 21 minutash lojë me anë të Pierre-Emerick Aubameyang që u asistua nga Buaky Saka.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, pa pasur ndonjë raste më serioz në minutat e kaluara.

Arsenal vs Leicester (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në 45 minutëshin e dytë, të dy skuadrat rritën ritmin e lojës, mirëpo ishin ‘Dhelprat’ që realizuan golin e barazimit.

Por, Arsenali mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 75-të, shkaku që Edward Nketiah bëri ndërhyrje të rrezikshme në lojtarin e Leciesterit Chris Kavanagh, për t’u ndëshkuar kështu me karton të kuq.

Arsenal vs Leicester (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Gjërat më pas për Topçinjtë u vështirësuan, shkaku që Jamie Vardy i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 85-të me një asistim nga Demaray Gray.

Dy skuadrat tentuan deri në fund që të gjenin golin e epërsisë, mirëpo u kënaqën me nga një pikë në këtë duel mjaftë të vështirë.

Arsenal vs Leicester (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas javës së 34-të, Leicesteri gjendet në pozitën e katërt me 59 pikë, ndërsa Arsenali në të shtatin me 50 sosh.

Në xhiron e 35-të, Dhelprat takohen me Bournemouthin, gjersa djelmoshat e Mikel Artetas i pret derbi lokal me Tottenham Hotspurin. /Telegrafi/