Please enter at least 3 characters.

Nuk ka datë për bisedime për tarifat e reja doganore ndërmjet SHBA-së dhe Kinës

2018/08/S091484610_1522797862995_82815086_ver1.0_640_480.jpg
169:"The Trump administration on Tuesday identified about 1,300 Chinese exports that could be targeted following a months-long investigation into intellectual property theft.
16:"AFP/Getty Images

Përplasja ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kinës po bëhet gjithmonë e më e qartë. Vizita e numrit dy të qeverisë kineze në Uashington për të diskutuar mbi konfliktin tregtar, u anulua. Shkak i ngrirjes së bisedimeve nga ana e Kinës janë tarifat e reja doganore ndëshkuese të SHBA-së.

The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, thotë se përveç vizitës së Liu He, të planifikuar për javën e ardhshme, është pezulluar edhe dërgimi i një delegacioni të nivelit të mesëm, i cili duhej të mbërrinte përpara zëvendëskryeministrit kinez.

Qarqet qeveritare amerikane pohojnë se nuk ka asnjë datë të përcaktuar për bisedime të reja. Ajo që habit është fakti se Shtetet e Bashkuara shprehen optimiste në gjetjen e një rrugëzgjidhjeje të përplasjes tregtare, ndërkohë që negociatat e mesit të gushtit në Uashington nuk prodhuan asnjë rezultat dhe Donald Trump kërcënon të vendosë edhe tarifa të tjera shtesë.

Këtë fillimjave, shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi një raund të ri detyrimesh doganore dhe qeveria kineze reagoi menjëherë duke paralajmëruar se do të përgjigjej me të njëjtën monedhe. Që nga fillimi i korrikut, dy ekonomitë më të mëdha të botës, kanë vendosur reciprokisht dogana ndëshkuese në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.

OBT-ja ka caktuar një arbitër për të shqyrtuar kërkesën e Kinës për vendosjen e sanksioneve tregtare vjetore me vlerë 7 miliardë dollarë amerikanë ndaj produkteve të SHBA-së. /Telegrafi/