“Nuk jam mjaftueshëm i mirë”, Guardiola reagon pas humbjes ndaj Man United
Pep Guardiola ka thënë se puna e tij tek Manchester City nuk është e sigurt përkundër faktit që rinovoi së fundmi kontratën e tij. ‘Qytetarët’ kanë fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, duke pësuar po aq humbje sa kishin pësuar në 105 ndeshjet e kaluara në total.Ata momentalisht gjenden nëntë pikë mbrapa liderit Liverpoolit në Ligën Premier, teksa aspak mirë situata e tyre nuk është as në Ligën e Kampionëve pas humbjes me rezultat 2-0 nga Juventusi së fundmi.“Rezultatet nuk janë të mira, ndeshja nuk ishte e mirë. E di situatën, e kuptoj, por ky është realiteti”.
“Nuk ka të bëjë me këtë, por ne duhet të luajmë më mirë. Ky rezultat do të na ndihmojë që të rikthehemi tek më e mira, por momentalisht nuk e kemi këtë”.“Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë. Unë jam trajneri, unë duhet të gjejë zgjidhje dhe deri më tani nuk e kam bërë. Ky është realiteti. Ne duam të luajmë mirë, të krijojmë raste, por për momentin nuk është e mundur”, përfundoi ai./Telegrafi/


