Please enter at least 3 characters.

NP ''Tregu'' në Manastir këtë vit me buxhet më të madh

2016/11/tregu-mobil-te-prodhimeve-vendore-peme-dhe-perime-foto-ridvan-slivova-19.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ndërmarrja Publike ''Tregu'' në Manastir ka njoftuar se për vitin 2017 do të ketë buxhet më të madh ndërsa fondet thonë se do të vijnë nga shfrytëzimi i të gjithë hapsirave për dhënie me qira dhe nën koncesion, shkruan Telegrafi Maqedoni.

I njejti buxhet mëtohet të rritet edhe me shtimin e objektit dhe mbulimin e të gjithë tregut për tu siguruar më shumë kushte tregëtarëve.

50 përqind e buxhetit vjetor nga NP ''Tregu'' thonë se sigurohet nga pagesat e caktuara për tregtarët.

Gjatë vitit 2017 pritet që të rriten tregtarët që do të shesin produkte në këtë treg dhe do të rriten mundësitë për përfitin nga kjo ndërmarrje./Telegrafi/