Notat e lojtarëve, Shqipëri 1-0 Letoni: Hysaj, Asllani dhe Mitaj shkëlqejnë
Shqipëria ka marrënjëfitoretëmadhendajLetonisë me rezultatin minimal 1-0, duke mbajturgjallëshpresatpërkualifikimnëBotërorin 2026.
Golin e vetëmtëndeshjes e shënoi Kristjan Asllani ngapenalltianëpjesën e parë, ndërsaloja e kuqezinjve u vlerësualartngaanalistët.
Më të dalluarit ishin Elseid Hysaj (8.4), që zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në krahun e djathtë duke qenë i sigurt në mbrojtje dhe aktiv në fazën ofensive, si dhe Kristjan Asllani (8.3), i cili përveç golit udhëhoqi mesfushën me qetësi e saktësi në pasime.
Në nivel të njëjtë u vlerësua edhe Mario Mitaj (8.3), që dha një kontribut të madh si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në avancimet përpara.
Julian Shehu (7.5) dhe Qazim Laçi (7.3) dhanë ekuilibër në mesfushë, ndërsa në mbrojtje, Berat Gjimshiti (7.1) dhe Arlind Ajeti (7.2) bënë lojë të sigurt, duke mos lejuar hapësira për letonët.
Në portë, Thomas Strakosha (6.9) ishte i saktë kur u testua. Në sulm, Rey Manaj (7.0) dhe Armando Broja (6.6) nukarritëntëshënojnë, porndihmuanskuadrën me lëvizjetdhepresionin e tyre.
Me këtë fitore, Shqipëria merr tre pikë vendimtare dhe mban gjallë ëndrrën e madhe të kualifikimit në Botërorin 2026.
Notat e Shqipërisë dhe Letonisë
/Telegrafi/


