Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Liverpool 0-1 Inter, Alexander-Arnold e Skriniar me vlerësime të larta

2022/03/lexd.jpg

Interi ishte skuadra fituese në ndeshjen kthyese të /18 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit, por në çerekfinale u kualifikuan Redsat falë rezultatit nga përballja e parë.

Edhe pse Nerazzurrët ishin ekipi fitues, notat mesatare të dy skuadrave janë shumë të përafërta.

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, ka marrë notën më të lartë te skuadra e tij, por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Portieri Samir Handanovic dhe qendërmbrojtësi Milan Skrinar janë dy lojtarët më të vlerësuar te Interi.

Notat më të ulëta në këtë sfidë i kanë marrë Alexis Sanchez që u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë dhe Diogo Jota te pala tjetër.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Liverpool 0-1 Inter që jua sjellim në vijim. /Telegrafi/