Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Lazio 0-0 Roma, Immobile merr notën më të ulët

2018/04/RomaLAzio-3-e1523827144181.jpg
249:"ROME, ROMA - APRIL 15: Ciro Immobile Ramos of SS Lazio compete for the ball with Daniele De Rossi AS Roma during the serie A match between SS Lazio and AS Roma at Stadio Olimpico on April 15, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

'Derby della Capitale' ndërmjet Lazios dhe Romës nuk ka prodhuar fitues, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Ishte një ndeshje e baraspeshuar, prandaj edhe vlerësimi mesatar i Biancocelestëve (6.60) ishte i përafërt me atë të Giallorossëve (6.75).

Vlerësimin më të ulët te Lazio e ka marrë sulmuesi Ciro Immobile (5.9), i cili nuk arriti të tregohej i rrezikshëm, ndërsa Luis Felipe ka marrë notën më të lartë (7.2).

Portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili e mbajti portën të paprekur është vlerësuar me notën 6.6, duke qenë se nuk pati edhe shumë punë për të bërë.

Federico Fazio (7.9) ka marrë notën më të lartë te Roma që njëherësh është edhe vlerësimi më i lartë në ndeshje.

Notën më të ulët te skuadra verdhekuqe e ka marrë Patrik Schick (6.2).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

(Foto: WhoScored)

(Foto: WhoScored)

/Telegrafi/