Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Drita 0-3 AZ Alkmaar – Shpëton vetëm Besnik Krasniqi, paraqitje e dobët e mbrojtjes

Drita ka pësuar humbje ndaj AZ Alkmaar me rezultatin 3-0, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Mysafirët holandezë shënuan që në minutën e 17-të me Sven Mijnans, ndërsa në minutën e 58-të, Isak Jensen dyfishoi rezultatin me një gjuajtje të fuqishme. Në minutën e 90-të, Ibrahim Sadiq vulosi fitoren e mysafirëve.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga Drita dhe dominimit në disa momente të ndeshjes, skuadra e Zekirija Ramadanit nuk arriti të shënojë.

Lojtari më i mirë i Dritës ishte Besnik Krasniqi, i cili u vlerësua nga SofaScore me notën 7.1. Mbrojtja pati një paraqitje të dobët, ndërsa Raddy Ovouka mori notën më të ulët, 5.6.

Nga ana e mysafirëve, lojtari më i mirë ishte Sven Mijnans, me një vlerësim prej 8.1.

Notat e lojtarëve të Dritës dhe AZ Alkmaar


/Telegrafi/