Please enter at least 3 characters.

Nora vjen me poza atraktive pranë veturës luksoze

2019/08/67329328_566049937263146_1929079639401246653_n.jpg

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Irkenc Hykën.

Kënga e dyshes është pritur shumë mirë nga fansat duke marrë komente të shumta pozitive.

Nora ndërkohë vazhdon të jetë e angazhuar edhe me koncerte të shumta, ku gjithmonë pritet mirë nga publiku.

Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Istrefi ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft tërheqëse ndërsa pozon pranë veturës luksoze, "Range Rover".

E veshur në të zeza, këngëtarja duket mjaft atraktive teksa vë në pah linjat e saj.

Në veçanti, Nora u jep hapësirë të pasmëve, të cilat nuk heziton t'i ekspozojë para aparatit fotografik. /Telegrafi/