Please enter at least 3 characters.

Nora Istrefi zbulon nëse është në një lidhje dashurie

Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka folur edhe për jetën e saj private gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, ku u pyet drejtpërdrejt nëse aktualisht është e dashuruar.

Gazetari Butrint Pasjaqa e pyeti: “Sa i përket statusit tuaj aktual, a është e dashuruar Nora Istrefi?”.

Nora u përgjigj duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje, por shtoi se nëse në jetën e saj do të kishte diçka serioze, publiku do ta merrte vesh.

Foto: YouTube

“Sa i përket statusit tim aktual, kur të ka diçka patjetër që keni me e marrë vesh. Nuk ka diçka akoma. Përderisa nuk ka diçka, po i bie që jam beqare”, u shpreh ajo.

Këngëtarja ka qenë e martuar me muzikantin Robert Berisha, me të cilin ka një vajzë.

Çifti u nda disa vite më parë dhe që prej atëherë Nora ka qenë e rezervuar sa i përket jetës së saj sentimentale.

Deklarata e saj e fundit tregon se, të paktën për momentin, ajo është beqare dhe nuk ka një lidhje të re që dëshiron ta bëjë publike. /Telegrafi/

- YouTubeyoutu.be