Please enter at least 3 characters.

Noni Madueke arrin marrëveshje me Arsenalin

Noni Madueke ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Arsenalin, ka konfirmuar gazetari Fabrizio Romano.

Megjithatë, pavarësisht dakordimi mes lojtarit dhe “Topçinjve”, Arsenali ende nuk i është afruar zyrtarisht Chelseat për të negociuar transferimin e anësorit anglez.

Sipas Romanos, Arsenali mund të jetë duke pritur për përfundimin e angazhimeve të Chelseat në Kupën e Botës për Klube, ku klubi londinez është kualifikuar në gjysmëfinale dhe do të përballet me Fluminense.

Raportohet se drejtuesit e Arsenalit janë të vendosur ta transferojnë Madueken, për shkak të fleksibilitetit të tij – ai mund të luajë në të dy krahët e sulmit, një avantazh i madh për sistemin e Mikel Artetës.

Marrëdhëniet mes dy klubeve konsiderohen të mira, çka mund të lehtësojë bisedimet. Vlera e mundshme e transferimit pritet të jetë në rangun e 40 deri në 45 milionë eurosh. /Telegrafi/