Please enter at least 3 characters.

Noizy në dilemë për të blerë një anije ose një jaht?

2018/09/31157025_187856825171021_3869705262419935232_n.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është gjithnjë i pranishëm në tregun muzikor me projekte të reja, gjersa nuk mungon angazhimi i tij edhe nëpër koncerte.

Të ardhurat e mira nga muzika ia mundësojnë reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Koleksioni i veturave të shtrenjta është vetëm një nga lukset më të mëdha që gëzon Noizy.

Ndërsa së fundmi, ai publikoi një fotografi në Instagram ku dukej i rënë në mendime, teksa shkruante në përshkrimin e fotografisë se kjo ka të bëjë me dilemën e tij për të blerë diçka të re.

“1 anije në mëndje ose 1 yacht”, ka shkruar ai në këtë fotografi, duke lënë të konfuzuar fansat, nëse ai vërtet po mendon një blerje kaq të shtrenjtë.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit muzikor mbetet kënga “Parku i Lojrave”, të cilën e solli në bashkëpunim me rap-artistin e ri, Ghali. /Telegrafi/