Please enter at least 3 characters.

Njësiti policor FAST arreston një polak dhe një turk, kishin urdhër-arrest ndërkombëtar

2024/06/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forcat-Speciale-foto-Ridvan-Slivova-18-780x439-1.jpg

Njësiti FAST-ILECU, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe angazhimeve policore në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në rastin e parë më  04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar,  është arrestuar shtetasi  polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.

derisa në rastin e dytë më  06.06.2024,  është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar./Telegrafi/