Please enter at least 3 characters.

Një zyrtar policor vdes në aksident trafiku në veri të Mitrovicës

2022/06/policia-2-780x439-1.jpg

Si pasojë e një aksidenti, një zyrtar i Policisë së Kosovës ndërruar jetë në magjistralen Mitrovicë – Zveçan.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka njoftuar se polici është aksidentuar me veturë private.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Zveçan, rreth orës 12:30 të ditës së mërkurë”.

“I ndjeri ka qenë jashtë detyrës zyrtare, me veturë private” – ka deklaruar Hoti./Telegrafi/