Please enter at least 3 characters.

Një vit pas vdekjes, babai i Aviciit mendon se DJ nuk e kishte planifikuar vetëvrasjen

2019/07/GettyImages-508889302-1-e1562226906734.jpg
214:"SAN FRANCISCO, CA - FEBRUARY 07: DJ Avicii performs onstage during Rolling Stone Live SF with Talent Resources on February 7, 2016 in San Francisco, California. (Photo by Rich Polk/Getty Images for Rolling Stone)
9:"Rich Polk

Kanë kaluar një vit që nga vetëvrasja e DJ-të me famë botërore, Avicii, dhe babai i tij nuk mendon se kjo vdekje ishte e planifikuar nga ai.

Gjersa po realizonte një intervistë me CNN, Klas Berling, e ka krahasuar vdekjen e djalit të tij (emri i vërtetë i të cilit është Tim Berling) me një ‘aksident trafiku’.

“Ne mendojmë se ai nuk e ka planfikuar vetëvrasjen- më shumë ishte si një aksident trafiku”, Bergling ka thënë në një intervistë për CNN me Robyn Curnow.

Avicii (Foto: Getty Images/Guliver)

TMZ në maj të vitit të kaluar ka raportuar se producenti i famshëm botëror, ja mori vetes jetën me një shishe të thyer që i shkaktoi 'gjakderdhje masive'.

Muzikanti ka bërë vetëvrasje më 20 prill, gjatë pushimeve në Muscat të Omanit.

Ai me vite të tëra ka pasur probleme me depresionin si pasojë e sëmundjes, ndërsa ishte tërhequr nga koncertet në vitin 2016.

Sipas mediave të huaja, problemet shëndetësore dhe vartësia nga alkooli kanë qenë shkaqet që e kanë shtyre DJ-in drejt vetëvrasjes. /Telegrafi/

Klas Berling (Foto: CNN)