Please enter at least 3 characters.

Një video e re thuhet se tregon se si policët 'luftojnë' me George Floyd brenda makinës së policisë

2020/05/new-video-appears-to-show-cops-george-floyd-struggling-inside-squad-car.jpg

Pamjet e reja duket se tregojnë George Floyd në një "luftë" të dhunshme me policët ndërsa ishte brenda një makine të policisë, para se të vdiste.

Video e postuar të shtunën nga Shaun King - tregon një oficer të Minneapolis, i cili dukej se po luftonte me Floyd, pas arrestimit të tij, arrestim i cili ndodhi për arsye se Floyd kishte tentuar të blinte diçka me para false, transmeton Telegrafi.

Derek Chauvin - oficeri i akuzuar për vrasje, është parë duke shkuar në anën e djathtë të makinës.

Ky ishte vendi ku Floyd, 46-vjeç, përfundimisht u lidh dhe humbi jetën, gjë që ka ngjallur protesta në të gjithë SHBA-të.

Të katër oficerët e Minneapolis u pushuan nga puna.

Chauvin - i cili ishte përfshirë në tre të shtëna me armë gjatë 19 viteve të tij në punë - u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë. /Telegrafi/