Please enter at least 3 characters.

Një ujëvarë termale në Rumani është ngrirë për herë të parë në vitet e fundit

2022/01/1440x810_cmsv2_164d7425-3258-54d0-b522-373a84019e2b-6436024.jpg

Ujëvara termale në Toplita, Rumania qendrore, është ngrirë për herë të parë në vitet e fundit.

Edhe pse kjo ndodh rrallë, temperaturat e fundit nën zero gjatë natës kishin çuar në ngrirjen e ujëvarës termale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një monument i natyrës, ujëvara termale e Toplitës është një ekosistem gjeologjik unik, i shtrirë mbi 500 metra katrorë në livadhin e lumit Mures.

Rruga drejt ujëvarës nuk është aspak e lehtë, por turistët thonë se peizazhi mahnitës i krijuar nga ujëvara të bën të mendosh se ia vlen.

Ujëvara termale e Toplitës është shpallur monument natyre, zonë e mbrojtur me interes kombëtar dhe rezervat natyror biologjik dhe peizazhor 22 vite më parë. /Telegrafi/