Please enter at least 3 characters.

Një truk për pastrimin e tepihut që nuk e keni provuar më parë

2022/04/627219_profimedia0371482243_.jpg

Largon qimet më mirë se çdo fshesë me korrent

Sophie Hinchliffe ka zbuluar në Instagram një truk që ka gëzuar shumë përdorues të Instagramit që kanë probleme me pastrimin e tepihut.

Ajo zbuloi se tapeti mund të pastrohet me fshirëse gome për larjen e dritareve, transmeton Telegrafi.

Sophie e tërhoqi lehtë fshirësen në sipërfaqen e tepihut, duke nxjerrë qime dhe pluhur nga tepihu. Shumë shpejt e kopjuan veprimin e saj dhe ishin të kënaqura me rezultatet.

“Mendova se tepihu im ishte i pastër derisa e provova këtë truk. Sonte do t'i pastroj të gjithë tepihët e shtëpisë në këtë mënyrë", ka shkruar një përdoruese e Instagramit.

Përdoruese të tjera kanë shkruar se fshirësja e dritareve të tyre do të jetë partnerja më e madhe në pastrimin e shtëpisë tani e tutje.

/Telegrafi/