Please enter at least 3 characters.

Një tjetër talent te Kosova? Franco Foda takohet me Arion Selimin

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda ka mbajtur një takim me mesfushorin e talentuar Arion Selimi.

Tekniku gjerman ka qenë te skuadra e RB Salzburgut, ku në akademi po zhvillohet Selimi, një 17-vjeçar që po mahnitë në grupmoshat e reja.

Selimi nuk ka përfaqësuar ndonjë grupmoshë deri më tani, megjithatë ka të drejtë që përpos Kosovës, të luajë edhe në fanellën e Shqipërisë dhe Gjermanisë, shkaku që ka nënshtetësi gjermane.

Ende nuk dihet nëse Selimi i ka “dhënë fjalën” se do të përfaqësojë Kosovën, mirëpo nuk do të ishte befasi nëse në muajin qershor do të kemi emra të rinj për ndeshjet miqësore.

Në 18 paraqitje për grupmoshat U18, Selimi ka zhvilluar pesë gola në proces.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kush do të jenë kundërshtarët e Kosovës për muajin qershor./Telegrafi/