Një Tesla Model S mori flakë tre javë pasi ishte përfshirë në një aksident
22/06/2022
Një Tesla Model S mori flakë tre javë pasi u përfshi në një aksident dhe u dërgua në një kantier mbeturinash. Zjarrfikësit e patën të vështirë ta shuanin zjarrin dhe përfunduan duke e prishur baterinë.
Departamenti i Zjarrfikësve të Metrosë në Sacramento shpjegoi se dërgoi ekuipazhe për ta shuar zjarrin e një automjeti në një ‘varrezë veturash’, transmeton Telegrafi.
Kur arritën atje, zjarrfikësit gjetën një Model S të djegur i cili ishte rrënuar në një aksident jo të lidhur me zjarrin rreth tre javë më parë.
Ende nuk dihet pse sedani elektrik mori flakë pas gati një muaj. /Telegrafi/


