Please enter at least 3 characters.

Një shpërthim i madh raportohet në Bejrut

2020/08/116796371_733120523920841_8100336215017109362_n.jpg

Një shpërthim i madh ndodhi të martën në kryeqytetin libanez, Bejrut duke dëmtuar ndërtesat dhe zyrat përreth qytetit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia e Lajmeve shtetërore potencoi se zjarri u shkaktua afër portit në Bejrut.

Lidhur me këtë rast, ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje për të shuar zjarrin. Mediet lokale, ndërkohë raportuan se shumë njerëz u lënduan gjatë këtij incidenti.

Një dëshmitare e rastit shprehet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një raketë, ndërsa disa stacione televizive, thonë se incidenti vjen nga porti i Bejrutit, brenda një zone ku ruhen fishekzjarrët. /Telegrafi/