Një shishe verë e vitit 1945 shitet për një çmim rekord prej 812,500 dollarësh
Një shishe verë nga viti 1945 u bë shishja më e shtrenjtë e pijes e shitur ndonjëherë në ankand, kur arriti një çmim prej 812,500 dollarësh.
Shtëpia e ankandeve Acker tha se shishja 750 ml e Domaine de la Romanée-Conti të vitit 1945, e marrë fillimisht nga bodrumi personal i verës së Robert Drouhin, arriti çmimin rekord në ankandin e saj La Paulée gjatë fundjavës.
Shishja e mëparshme më e shtrenjtë e verës e shitur në ankand u vendos në 558,000 dollarë në vitin 2018, transmeton Telegrafi.
"Romanée-Conti e vitit 1945 përfaqëson verën e fundit të prodhuar para se Domaine de la Romanée-Conti të mbillte hardhitë e saj më të vjetra - rrush që i kishin mbijetuar filokserës, dy Luftërave Botërore dhe gati një shekulli historie të Burgundy-t", tha shtëpia e ankandeve në një njoftim për shtyp.
"Me prodhimin jashtëzakonisht të kufizuar, shishet që kanë mbijetuar janë konsideruar prej kohësh si kulmi i koleksionimit të verës, me shumë njohës që besojnë se hardhitë para filokserës i shtojnë verës një thellësi dhe kompleksitet të pakrahasueshëm", u tha ndër tjera.
Kryetari i Acker, John Kapon, tha se vera ia vlen çmimit.
"Kam pasur privilegjin ta provoj Romanée-Conti të vitit 1945 vetëm tre herë në jetën time dhe është vera më e mirë që kam provuar ndonjëherë", shtoi ai. /Telegrafi/


