Please enter at least 3 characters.

Një pjesë e bordit të Juves kërkon shkarkimin e Sarrit dhe kthimin e Allegrit

2020/02/MassimilianoAllegri-1-e1581411402157.jpg
300:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 03: Massimiliano Allegri, Carmine Gautieri manager of Triestina Calcio and Maurizio Sarri manager of Juventus during the "Panchina D'Oro Prize" award at Centro Tecnico Federale di Coverciano on February 3, 2020 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Maurizio Sarri mund të shkarkohet nga Juventusi dhe të zëvendësohet me ish-trajnerin e skuadrës, Massimiliano Allegri.

Bianconerët nuk po zhvillojnë një sezon të qëndrueshëm, saqë Interi është duke i rrezikuar në garën për titull, ndërkohë që Lazio është vetëm një pikë prapa.

Derisa Zonja e Vjetër po e kërkon titullin e nëntë radhazi, presioni mbi trajnerin është shtuar, duke qenë se ka dështuar t’i fitojë disa ndeshje që do ta mbanin Juven larg konkurrentëve.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Stili i lojës së tij nuk po pëlqehet nga hierarkia e Bianconerëve, aq sa, sipas La Repubblica, një pjesë e bordit ka kërkuar kthimin e trajnerit të mëparshëm, ndërsa loja e Sarrit nuk e bind as presidentin Andrea Agnelli.

Allegrit është teknikisht i lidhur me kontratë Juventusit, pasi kishte nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2020.

Nën drejtimin e tij, kampioni italian i fitoi pesë tituj radhazi, ndërsa pritet të shihet nëse klubi do t’i bëjë kërkesë zyrtare për kthim dhe se a do ta pranojë ai ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. /Telegrafi/