Please enter at least 3 characters.

Një person vjedh 200 euro në një pompë derivatesh në Drenas

2020/09/vjedhje1_1510221448-392165-730x440-1.jpg

Një person i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i ka grabitur një personi tjetër 200 euro i cili ishte duke punuar në një pompë të derivative.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 00:18 në Sankoc, në Drenas.

Siç thuhet në raport, personi është larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikës i ka grabitur 200 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. /Telegrafi/