Please enter at least 3 characters.

Një person sulmon dy zyrtarë policorë në Kaçanik

2020/12/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata.

Rasti ka ndodhur të martën në Kaçanik në orën 23:35.

“Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata”, thuhet në raport.

I dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga policia.

Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/