Please enter at least 3 characters.

Një nga liderët e grupeve ultras të Interit: Ulërimat drejt Koulibalyt nuk ishin raciste

2019/01/Tifozet-e-Interit.jpg
269:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 28: Fans anjoy the pre match atmosphere ahead of the UEFA Champions League Group B match between Tottenham Hotspur and FC Internazionale at Wembley Stadium on November 28, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Një nga liderët e grupeve të tifozëve të Interit, është i bindur që tifozët e klubit zikaltër nuk kanë bërë asgjë raciste ndaj Kalidou Koulibalyt në derbin ndaj Napolit.

Franco Caravita nga Boys San ka tentuar të shpjegojë se fishkëllimat dhe ulërimat që bëhen gjithmonë drejt lojtarëve kundërshtarë pasi ato mendohen për t'i vënë sa do pak në presion ata.

"Racizmi në stadiume nuk ekziston", citohet që ka thënë ai nga RomaNews.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Ulërimat drejt Koulibalyt nuk ishin raciste, por mënyrë për të vënë në presion kundërshtarin. Në sektorin ultras nuk ka racizëm".

"Shumica e tifozëve zikaltër që fishkëllyen Koulibalyn do ta donin atë në skuadër pasi është lojtar i mirë".

"Pajtohem me Ministrin e Mbrëmshëm, Matteo Salvini, i cili foli për siguri më të madhe brenda dhe jashtë stadiumit. Duhet ulur për të biseduar, por vetëm me njerëzit që njohin stadiumet dhe ultrasit", ka thënë Caravita.

Interi është dënuar dy ndeshje pa tifozë, ndërsa në të tretën pa pjesën e tifozëve ultas, kjo për shkak se Federata e Italisë ka konstatuar se ka pasur kore raciste në stadium. /Telegrafi/