Please enter at least 3 characters.

Një muaj pa të ëmën, Robert dhe Patris Berisha me dedikime prekëse në rrjete sociale

2021/02/Patris.png

Sot (e martë) janë bërë një muaj që nga vdekja e nënës së muzikantëve të njohur shqiptarë, Robert e Patris Berisha.

Të njëjtit kanë rikujtuar të ëmën e tyre, Teutën, me anë të postimeve në rrjete sociale.

Patrisi dhe Roberti nuk munguan me dedikime prekëse, ndonëse njoftuan se kaloi vetëm një muaj.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

“1 muaj pa ty oj shpirt i bardhë. Më mungon çdo ditë më shumë e më shumë”, ka shkruar Patrisi në Facebook.

“1 muaj pa ty”, shkroi në anën tjetër Roberti në një fotografi krah të ëmës në InstaStory, bashkangjitur një ‘emoji’ me zemër të thyer.

Patris Berisha (Foto: Facebook)

Nëna e dyshes së famshme,Teuta, ndërkohë thuhet se vuante prej kohësh nga një sëmundje. /Telegrafi/