Please enter at least 3 characters.

Një mik i ndërroi jetë nga coronavirusi, Bebe Rexha i drejtohet Trumpit: Qeveria të ndihmojë amerikanët ekonomikisht

2020/03/GettyImages-1202154551-e1584548938455.jpg
188:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 26: Bebe Rexha attends the 62nd Annual GRAMMY Awards at Staples Center on January 26, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, bëri disa statuse së fundmi në rrjetin social Twitter, duke njoftuar se një mik i një mikut të saj kishte ndërruar jetë pasi ishte infektuar nga coronavirusi.

"Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe" shkroi ajo. "Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi", vazhdoi 30-vjeçarja.

Në një status të veçantë, Rexha ofroi mendimin e saj se si qeveria mund të ndihmonte amerikanët, duke etiketuar drejtpërdrejt presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

"Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll", tha Rexha. "Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, vazhdoi shkrimin e saj artistja me prejardhje nga Dibra.

Këngëtarja më pas ofroi ndihmë për disa ndjekës që janë duke luftuar financiarisht, duke u zotuar se do t'i dërgojë para përmes aplikacionit Cashapp.

Rexha nuk është e famshmja e vetme e shqetësuar nga situata që coronavirusi ka krijuar këto ditë.

Tom Hanks, Rita Wilson, Idris Elba dhe Kristofer Hivju janë yjet e Hollywoodit që kanë njoftuar se kanë dalë pozitivë në testimet për COVID-19, dhe që nga ajo kohë kanë hyrë në izolim dhe kanë kërkuar kujdes. /Telegrafi/