Please enter at least 3 characters.

Një masiv shkëmbor bie mbi një veturë në Lezhë, publikohen pamjet tronditëse - familjarët identifikojnë trupat e pajetë (Video,+18)

2017/10/aksidenti-1-e1507392885795.jpg

E gjithë Lezha është tronditur sot nga një aksident i rëndë që ndodhi në Torovicë, ku një masiv shkëmbor ra mbi një makinë në lëvizje me të cilën udhëtonte një familje e tërë.

Dy vëllezërit Edmond dhe Valentin Zefi humbën jetën dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzënë.

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes, pasi policia nxjerr nga makina e mbuluar nga shkëmbi trupat e pajetë.

Disa prej familjarëve që ndodhen në vendin e ngjarjes shpërthejnë në lot e të bërtitura.

Në pamje duket një burrë në moshë teksa qëllon kokën dhe qan, ndërsa policët dhe njerëzit e tjerë e tërheqin për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat janë të shtrirë në tokë e të mbuluar, ndërsa pritet të transportohen në morg.