Një i panjohur kërcënon aeroportin e Shkupit me ''hedhje në erë''
23/07/2017
Një i panjohur ka telefonuar në aeroportin ''Aleksandri i Madh'' në Shkup dhe ka shprehur kërcënime serioze për sigurinë e të punësuarve në këtë aeroport.
Sipas policisë, kërcënuesi ka thënë se ''Do t'u hedh të gjithëve në ajër'', njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e shërbimit të IT-së është gjetur numri telefonik i kërcënuesit. Policia ka ndërmarrë masa për të ndriçuar rastin. Kërcënuesi është kontaktuar nga policia, por ka refuzuar që të identifikohet, duke vazhduar me kërcënime të njëjta./Telegrafi/


