Një i mitur në Podujevë sulmon me thikë gjyshen e tij
07/05/2025
Një rasti i dhunës në familje dhe i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të martën në Podujevë, në ora 14:00.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), ka sulmuar fizikisht me thikë gjyshen e tij duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


