Një histori me një fund të lumtur: Një vajzë lëshoi kuajt e saj para uraganit Milton, thuhet se mbijetuan të gjithë
Uragani Milton e detyroi popullsinë e Floridës të mbrohej në çdo mënyrë.
Miliona njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre dhe shumë histori të pazakonta po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Ndarja e një vajze dhe kuajve të saj është regjistruar para mbërritjes së uraganit, përcjell Telegrafi.
E vetëdijshme se ata kanë një shans më të mirë për të mbijetuar në natyrë, vajza i shënoi kuajt me një sprej dhe i la të dilnin nga hambari.
Ajo filmoi një lamtumirë të trishtë me kuajt, duke menduar se mund të mos i shihte më.
Pas uraganit, ajo ka publikuar një video të re në të cilën ka treguar të gjitha dëmet e shkaktuara në pronën e saj, si dhe ribashkimin me kuajt.
Siç ka theksuar ajo, të gjithë janë të shëndetshëm dhe të lumtur, ndërsa ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen që i kanë dhënë. /Telegrafi/


