Një grua gjendet pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, Policia nis hetimet
31/07/2026
Një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elezaj.
Sipas tij, njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
“Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë. /Telegrafi/


