Please enter at least 3 characters.

Një grua gjendet e vdekur në Ferizaj, policia jep detaje

Një grua rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj, mbrëmjen e së martës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë ekipi policor dhe ai i emergjencës.

Sipas tij, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Sot, më 26.05.2026, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se një person i gjinisë femërore është pa shenja jete në rrugën ‘Halim Spahija’ në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrulla policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, femër e moshës rreth 60 vjeçare”, ka deklaruar Veseli.

Ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e hetimeve si dhe shefi i ndërrimit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Sipas autoriteteve, rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar.