Please enter at least 3 characters.

Një ditë pasi mori ftesën nga Haga, Ramush Haradinaj në shtëpi pi kafe me nënën dhe dajën

2019/07/ramushi-me-nanen.jpg

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, një ditë pasi ka marrë ftesën për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, mëngjesin e sotëm e ka kaluar së bashku me familjen e tij duke pirë kafe.

Vëllai i Ramushit, Vetoni, ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihen ata së bashku me nënën e tyre Ruken dhe dajën Nazmiun.

Ndryshe, Ramush Haradinaj të premtën ka dhënë dorëheqje posti i kryeministrit, pasi Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

E nga specialja për intervistim është ftuar edhe Bisilm Zyrapi, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Ndërsa,  sot marrjen e ftesës për intervistim e ka konfirmuar edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtar dhe zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi. /Telegrafi/