Please enter at least 3 characters.

Një ditë gjyqtarë ndërkombëtar

2016/01/nj-euml-dit-euml-gjyqtar-euml-nd-euml-rkomb-euml-tar_hd.jpg

Nuk ka talente vetëm në futboll, por talente ka edhe për gjyqtarë. Njëri nga ta është edhe i riu nga Deçani, Valmir Selmonaj, i cili deri më tani ka referuar në garat e fëmijëve U13, U15 dhe U17.

18-vjeçari ka referuar deri më tani 18 ndeshje në futboll të madh, ndërsa radhën e ka për ligat profesionale të Kosovës, pasi gjatë këtyre ditëve do të futet në provim për tu bërë pjesë e Ligës së Dytë apo eventualisht në Ligën e Parë.

Në një prononcim për Telegrafin, Selmonaj, tha se profesionin e gjyqtarit e do shumë dhe shpreson që një ditë të bëhet më i miri në Kosovë.

“Unë jam duke referuar që 18 ndeshje në futboll të madh, dhe jam vlerësuar pozitivisht. Tani do të futem në provim për të hyrë në Ligën e Dytë ose në të Parën”

“Kam ëndërr që një ditë të bëhem gjyqtarë i famshëm dhe më i miri në Kosovë. Besoj se kjo është e arritshme me punë dhe me korrektësi”, vazhdoi ai për Telegrafin, duke thënë se Kosova ka gjyqtarë të mirë, dhe si kolegët e tij edhe ky shpreson që do të bëhet një ditë gjyqtarë ndërkombëtar.

“Unë jam i ri, dhe me punë shpresoj të arrij shumë. Pasi jam edhe në fakultetin e shkencave sportive, më përshtatet mjaftë mirë me profesionin e gjyqtarit. Me punë të madhe besoj se do të bëhem një ditë gjyqtarë ndërkombëtar, që ta prezantoj Kosovën siç është më së miri në Evropë”, përfundoi Selmonaj.

Përveç gjeneratave të reja, Valmiri së fundmi ka ndarë drejtësinë edhe në futsall, më saktësisht në Pit Power Ligën pejane. /Telegrafi/