Please enter at least 3 characters.

Një dekadë me Karim Benzeman si sulmuesi i Real Madridit: Pesë hapat që e bën atë legjendë të mbretërve

2019/07/GettyImages-1140840932.jpg
244:"MADRID, SPAIN - APRIL 06: Karim Benzema of Real Madrid reacts to missing a chance during the La Liga match between Real Madrid CF and SD Eibar at Estadio Santiago Bernabeu on April 06, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

10 vjet më parë në këtë ditë, Real Madridi njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Lyonin për të nënshkruar Karim Benzeman.

Sulmuesi i ri ishte një yll në zhvillim në atë kohë dhe u bë pjesë e projektit të ri të Florentino Perez, që kishte nënshkruar po ashtu me yje si Cristiano Ronaldos dhe Kaka.

Francezi ka parë shumë shokët të skuadrës të vijnë e të shkojnë në dekadën e fundit te Real Madridi.

Në fakt, vetëm ai, Sergio Ramos dhe Marcelo janë në skuadër, nga futbollistët që ishin në atë verë.

Tani Benzema është golashënuesi i gjashtë më i mirë i Real Madridit i të gjitha kohërave dhe ka kontribuar masivisht në sukseset e klubit në Spanjë dhe në Evropë.

Një fillim i vështirë

Nuk ishte e lehtë për Benzema në fillimet e tij në Santiago Bernabeu. Ai erdhi si 21-vjeçar, i cili nuk kishte jetuar më parë larg shtëpisë së tij.

Manuel Pellegrini e preferoi si startues Gonzalo Higuainin, ndërsa e njëjta vazhdoi edhe me Jose Mourinho që e nuk e pëlqente atë.

Megjithatë, pas një takimi mes lojtarit dhe trajnerit, ata krijuan një respekt të ndërsjellë dhe Benzema filloi të bëhej më pjellor sa i përket golave.

Ai shënoi 32 gola ​​nën drejtimin e Mourinhos në edicionin 2011/12, që është më i miri i tij me Real Madridit deri më sot.

Më i sigurt me Ancelottin

Ardhja e Carlo Ancelottit e pa Benzeman, duke marr një rol shumë më të rëndësishëm në sulmin e Real Madridit .

Benzema u bë pjesë e vijës së famshme të BBC me Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Ai e luajti rolin e tij në La Decima para se të kalonte disa momente të vështira personale, por paraqitjet e tij me fanellën e bardhë ishin në lartësi.

Nga Benitez te Zidane

Benzema ishte sulmuesi më i preferuar i Rafa Benitez, por atij nuk i zgjati shumë dhe u shkarkua nga Real Madridi.

Zinedine Zidane erdhi në vend të tij dhe për të ishte një baba sportiv, ku me të në formacion e filloi një revolucion.

Benzema ka kaluar tre vite shumë të suksesshme nën drejtimin e Zidanes, duke kulmuar me një gol në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në Kiev.

Ai tani është golashënuesi i tretë në këtë garë pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Zëvendësimi i Cristiano

Nuk treguan shumë Gareth Bale dhe Marco Asensio gjatë sezonit të 2018/19, kur Real Madrid mbeti pa Cristiano Ronaldon të larguar drejt Juventusit.

Benzema është një lojtar i cili nuk mund të fajësohet për rekordin e dobët të ekipit.

Askush nuk iu afrua totalit të tij prej 30 golave ​​sezonin e kaluar.

Aq më pak askush nuk arriti ta ketë nivelin e tij të përgjithshëm të paraqitjeve të mëdha.

Konkurrencë e re

Benzema do të punojë me Eden Hazardin që sapo ka ardhur, por duhet ta bëjë edhe me konkurrencën nga ardhja e re, Luka Joviq, një 21-vjeçar, i cili është bashkuar me shpresën se do të jetë pjesë e projekt të ri në klub.

Ai është ashtu si Benzema që erdhi në vitin 2009.

Megjithatë, 10 vjet pas bashkimit me Real Madridin, Benzema do të fillojë dhe sezonin e ri si Nr.9. /Telegrafi/