Please enter at least 3 characters.

Një bar në Rio do të jep pije falas sa herë që Neymar rrëzohen në ndeshjen e fundit të fazës grupore

2018/06/Valon-Behrami-Neymar-e1529997388986.jpg
268:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 17: Valon Behrami of Switzerland fouls Neymar Jr of Brazil during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Switzerland at Rostov Arena on June 17, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampionati Botëror është një periudhë kur bizneset e përdorin për të promovuar vetën e tyre.

Ku flasim për futbollin, atëherë menjëherë mendja na shkon edhe te Amerika Latine, më saktë te Brazili, të cilët jetojnë me futbollin.

Një lokal në Rio de Janiero i ka premtuar gjithë klientëve pije falas sa herë që Neymar do të rrëzohet në ndeshjen ndaj Serbisë.

(Foto: Getty Images)

Rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe pasi është e fundit në Grupin E dhe nëse Brazili humbet dhe në anën tjetër Zvicra barazon apo fiton, atëherë kjo do të thoshte eliminim për skuadrën latine.

Oferta nga lokali në Rio është postuar në Instagramin e tyre dhe menjëherë është bërë virale në internet.

Duke e ditur se Neymar është një nga lojtarët që rrëzohet shpesh edhe me prekje të lehta, atëherë ky lokal me shumë mundësi do të shpenzojë më shumë se zakonisht.

Deri më tani 26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/