Please enter at least 3 characters.

Një baba i përkushtuar si Patrisi, e ushqen dhe shëtit Tianin në park (Foto/Video)

2017/05/patris222-e1495207592701.png

Muzikanti i njohur Patris Berisha dhe këngëtarja Tuna javë më parë u bënë prindër për herë të parë.

Ata sollën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

Tani e gjithë vëmendja e çiftit duket se është e përqendruar tek rritja e djalit, dhe për asnjë moment ata nuk gjenden larg tij.

Patrisi ka ndarë sot me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi, përmes së cilave ka treguar disa çaste të këndshme që ka kaluar sot nën shoqërinë e Tianit.

Ai kishte vendosur që ta dërgonte atë në park, ndërsa në video shfaqet teksa e ushqen ngadalë dhe me ëmbëlsi.

Patrisi është tashmë një baba më se i përkushtuar në familjen e tij. /Telegrafi/