Një aeroplan pakistanez mallrash zhduket mbi Detin Arabik
Një aeroplan pakistanez mallrash në rrugën nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Pakistan u zhduk mbi Detin Arabik të martën, tha Autoriteti i Aeroporteve të Pakistanit në një deklaratë.
"Një aeroplan mallrash Boeing 737-400 i K2 Airways në rrugën nga Sharjah për në Karaçi u zhduk nga radari mbi Detin Arabik, rreth 300 kilometra në perëndim të Karaçit, të martën", tha deklarata, transmeton Telegrafi.
"Megjithatë, në orën 21:21, aeroplani u vu re në radar duke rënë me shpejtësi me një ndryshim të shpejtë të drejtimit. Më pas, kontakti dhe komunikimi me radarin humbën afërsisht 155 milje detare në perëndim të Karaçit", shtoi ajo.
🚨 BREAKING: A Boeing 737-400 freighter has gone missing in the Indian Ocean, just past the Gulf of Oman, after taking off from the UAE
Flight tracking data shows an EXTREMELY rapid descent, dropping approximately 35,000 feet in less than 2 minutes, before disappearing from… pic.twitter.com/HSXCoVgtfm
— Nick Sortor (@nicksortor) July 7, 2026
Pas incidentit, autoritetet koordinuan një operacion kërkim-shpëtimi në det përmes agjencive të ndryshme për të gjetur aeroplanin e zhdukur, tha deklarata.
🚨 BREAKING: A Boeing 737-400 freighter has gone missing in the Indian Ocean, just past the Gulf of Oman, after taking off from the UAE
Flight tracking data shows an EXTREMELY rapid descent, dropping approximately 35,000 feet in less than 2 minutes, before disappearing from… pic.twitter.com/HSXCoVgtfm
— Nick Sortor (@nicksortor) July 7, 2026
Në bordin e aeroplanit ndodheshin pesë anëtarë të ekuipazhit, sipas deklaratës. /Telegrafi/
The last couple minutes of this flight was hell.
K2 Airways Cargo Boeing 737 Disappears Over Arabian Sea Near Karachi; Five Crew Missing
Karachi, Pakistan — July 7, 2026
A K2 Airways cargo flight vanished from radar over the Arabian Sea on Tuesday night while approaching… pic.twitter.com/w988KlMNEy
— SLCScanner (@SLCScanner) July 8, 2026


