Please enter at least 3 characters.

Niveli i liqeneve në Maqedoni është në mesataren e janarit, lumenjtë kanë rënie-ngritje

2016/01/shteti-n-euml-n-euml-p-euml-r-ohrin-njerk-euml-p-euml-r-strug-euml-n_hd.jpg

Sipas matjeve të sotme hidrologjike, niveli i liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit është në mesataren e muajit janar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa u përket lumenjve, lumi Vardar në Jegunovcë dhe në Zajçev Rid është tre herë më poshtë se niveli i janarit.

Thuajse dy herë është ulur edhe niveli i Lumit të Zi në Novac, Kriva Reka në Kriva Pallankë, Sateska në Botun dhe Vardari në Veles.

Rritje të nivelit ka në lumin Pçinja në Banjën e Katllanovës./Telegrafi/