Please enter at least 3 characters.

Nis rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec

KRU "Gjakova" ka njoftuar për punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec kanë nisur më 14 korrik dhe pritet të përfundojnë në fillim të muajit gusht, në kuadër të një projekti që synon përmirësimin e furnizimit me ujë për banorët e kësaj zone.

Sipas njoftimit, në këtë segment po vendoset një rrjet i ri i ujësjellësit në gjatësi prej 900 metrash, ndërsa gjatë realizimit të projektit janë planifikuar edhe 10 depërtime (kyçje) për lidhjen e rrjetit të ri me sistemin ekzistues të ujësjellësit.

Ky investim pritet të ndikojë në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe zvogëlimin e humbjeve në rrjet.

Punimet po realizohen në bashkëpunim ndërmjet KRU “Gjakova” dhe Njësisë Operative në Rahovec dhe Komunës së Rahovecit, ndërsa përfundimi i tyre është planifikuar në fillim të muajit gusht.

Autoritetet kanë bërë të ditur se projekti është pjesë e investimeve për modernizimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Rahovecit. /Telegrafi/