Please enter at least 3 characters.

Nis fushata zgjedhore në katër komunat veriore

2016/12/veriu11-e1655567018533.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në katër komunat veriore të Kosovës, sot do të nis fushata pesë ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Fushata zgjedhore do të nisë sot dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22,242 persona; në Leposaviq 18,390 persona në Zveçan 9,276 persona dhe në Zubin Potok 8,612 persona.

KQZ ka angazhuar 670 komisionarë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri.

Komisionarët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime. /Telegrafi/