Please enter at least 3 characters.

Nikolloski: Ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan si pjesë e Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar

2024/03/Nikolloski.png

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të intensifikuar.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se po punohet paralelisht në hapjen e trasesë dhe vendosjen e shtyllave për viaduktet.

Sipas Nikolloskit, aktualisht po ndërtohen katër ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra nga urat tashmë është përfunduar plotësisht.

Ai vlerësoi se projekti po përparon sipas planit dhe theksoi se investimet infrastrukturore mbeten prioritet i qeverisë.