Please enter at least 3 characters.

Nicki Minaj detyrohet ta anulojë koncertin në Sllovaki për shkak të energjisë së pamjaftueshme elektrike

2019/02/NickiMInajkoncert.jpg
200:"BILBAO, SPAIN - NOVEMBER 04: Nicki Minaj performs on stage during the MTV EMAs 2018 at Bilbao Exhibition Centre on November 4, 2018 in Bilbao, Spain. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Nicki Minaj është detyruar t'i thotë publikut që e kishin mbushur stadiumin në Sllovaki se nuk mund të vazhdonte me koncertin e caktuar për këtë fundjavë.

Këngëtarja është shprehur zemërthyer duke thënë se energjia ishte e pamjaftueshme në stadiumin në Bratislavë për t'i plotësuar nevojat e teknologjisë së lartë të nevojshme për zhvillimin e koncertit.

Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall, Nicki Minaj, Perrie Edwards e Jesy Nelson (Foto: Ian Gavan/Getty Images for MTV/Guliver)

Reperja është paraqitur në skenë para mijëra fansave që kishin pritur me orë të tëra, për t'u thënë se nuk mund të performonte para tyre.

Ajo e ka publikuar një postim të gjatë në Instagram duke shprehur zemërthyer që nuk mund të këndonte për publikun.

"Nuk mund t'i besoj fansat e mi nganjëherë. Pasi kishin pritur me orë të tëra, ata u përpoqën të kuptonin", ka thënë Nicki.

(Foto: Carlos Alvarez/Getty Images for MTV/Guliver)

Minaj ka sqaruar më tej se organizatorët e kishin njoftuar se energjia elektrike ishte e pamjaftueshme që t'i furnizonte ashensorët skenikë, dritat, t'i lëvizte mbështetëset, objektet dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme për mbajtjen e koncertit.

36-vjeçarja kishte shpenzuar tre orë me organizatorët në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zhvillimin e koncertit, mirëpo kishte qenë e pamundur. /Telegrafi/