Please enter at least 3 characters.

Niang mund të transferohet në Bundesliga

2016/12/m-baye-niang-18-07-2015-lyon-milan-ac-match-amical-lyon-20150718235828-8744.jpg

Sulmuesi francez, M’Baye Niang pritet të largohet nga Milani.

Pasi ka treguar formë të dobët në ndeshjet e fundit, Milan duket se është bindur për ta shitur atë.

Së fundmi në garë për të fuqishëm është futur skuadra gjermane Wolfsburg.

Sipas medieve gjermane, Wolfsburg e kërkon Niangun si zëvendësim të gjermanit Julian Draxler që iu bashkua PSG-së.

‘Ujqërit’, janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për transferimin e sulmuesit në Bundesliga.

Mbetet të shihet nëse Milani do ta lë të lirë të largohet Niangun për të cilin interesim ka shfaqur edhe Leicester City. /Telegrafi/